Madridi më i mirë është rikthyer. Ose më mirë është shfaqur përsëri. Sepse kundër PSG-së, ekipi i udhëhequr nga Zidane tregoi një version që asnjëherë më parë këtë sezon nuk e kishte treguar. Një version i shpejtë, i shkathët, fizikisht i fortë dhe i bazuar në punë ekipore. Një imazh që kujton shumë ekipin që fitoi dy Champions League radhazi.
Realiteti është se fitorja ndaj PSG-së nuk ishte një rastësi. Zidane eliminoi njërin nga kandidatët kryesorë për Champions League me një mësim taktik, i cili ka zgjedhur për meritokraci dhe besim tek Asensio, Vazquez dhe Kovacic, që fundosën ekipin Francez.
Ndaj PSG-së, lojtarët Madrilen vrapuan në total 112.2 kilometra. 4 km më shumë se ekipi France. Kjo ishte njëra nga ndihmesat kryesore që Madridi detyori gjithashtu Verratin të largohet me të kuq.
Në total, ishin 4 lojtarë Madrilen që kaluan shifrën e 10 km të vrapuara ndaj PSG-së. Lider ishte përsëri Vazquez që vrapo 12 km dhe Casemiro që mori vendin e dytë pasi vrapoi 10.868 km, duke shënuar golin e fitores gjithashtu. Në vendin e 3’të ishte Carvajal që vrapoi 10.731km ndërsa listën e lojtarëve me më shumë se 10km të vrapuar e përmbyll Marco Asensio që vrapoi 10.305km për vetëm 82 minuta në fushë.
Për herë të parë
Një vendosje fizike që lejoi Madridi të kalojë PSG. Ky avantazh në km e vrapuara, në fund të fundit, nuk ishte arritur asnjëherë këtë sezon nga Madridi në Champions League. As në ndeshjen e parë në Bernabeu, ku ekipi Madrilen pavarësisht fitores 3-1, vrapoi 2km më pak se ekipi i Emeryt.