Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u shfaq përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Valladolid ku diskutoi për tema të ndryshme që lidheshin me aktualitetet e ekipit.
Valladolid: ”Përpara se gjithash, kemi iluzion. Është një kënaqësi që kthehemi në stadiumin tonë. Nuk ka ndeshje të lehta sepse e dimë me çfarë rivali luajmë. Ata kanë nisur mirë sezonin dhe janë një ekip i guximshëm. Duhet të vazhdojmë të rritemi.”
Keylor Navas: ”Nuk e shoh ekipin pa të. Është një lojtar i rëndësishëm. Gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do jetë. Nuk e shoh si mundësi. Ai nuk më ka thënë që dëshiron të largohet. Është këtu dhe dëshiron të luaje. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për neve. Gjithmonë ka qenë një profesionist. Do të kemi shumë ndeshje dhe ne llogaritim tek ai. Nuk jam unë ai që e largon sepse Keylor do të jetë këtu dhe do të jetë i rëndësishëm. E ka dëshmuar gjithmonë në Real Madrid. Llogarit në të dhe ai do të t’a shpërbleje, ky është mesazhi. Dua që Keylor të vazhdoje me neve.”
Neymar: ”Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Kjo është e vetmja që mendojmë. Lojtarët janë këto që kam në skuadër. Kuptohet që deri me datën 2 Shtator gjithçka mund të ndodhë, për këtë arsye dëshiroj që kjo ditë të vije në mënyrë që të mos flasim më për merkaton. Nuk më shqetëson diçka tjetër përveç ndeshjes. Lojtarët që kemi dëshirojnë të qëndrojnë këtu dhe kjo është më e rëndësishme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Përgjigjia ime është gjithmonë e njëjta, më vjen keq. Lojtarët që më interesojnë dhe që më motivojnë janë ata që ndodhen këtu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, e di që nesër luajmë ndaj Valladolid.”
Bale: ”Ka bërë një ndeshje të mirë, jo vetëm në sulm por edhe në mbrojtje. Që të gjithë do të jenë të rëndësishëm dhe unë do të llogaris tek të gjithë. Ajo që ka ndryshuar është se Gareth Bale do të qëndroje. Dhe është pikërisht ai që dëshiron diçka të tillë, gjë që është më e rëndësishme. Kemi folur shumë por ai ka dëshmuar se çfarë lojtari është. Dhe ai duhet t’a ri-dëshmoje veten.”
James: ”Nesër do të shohim nëse është titullar. Është i njëjti lojtar i mirë që ishte dikur. Luan shumë mirë. Do të llogaris tek ai siç bëj tek të gjithë. Do të shohim se si do e organizojmë ekipin sepse ka shumë ndeshje.”
Klauzola e frikës: ”Nuk e kontrollojmë këtë (parandalimin e lojtarëve të huazuar që të mos luajnë ndaj ekipit të tyre). Ajo që na intereson është se çfarë ndodh mes klubeve. Ka ndryshuar dhe duhet respektuar. Është e tillë. Kaq.”
Modric: ”Nuk kishte për qëllim të bëje keq dhe kjo është më e rëndësishme. Nuk ishte qëllimi i tij, këtë e dimë. Me rregullat e reja mund të ndodhë që e përjashtojnë edhe pa mos e patur këtë qëllim. Dhe kështu ndodhi.”
Kubo: ”Duam më të mirën për lojtarin dhe është marë ky vendim. Shpresoj të luaje shumë.”
Bernabeu: ”Kërkojmë nga tifozët tanë që të na mbështesin njëlloj dhe të na japin motivimin e duhur për çdo ndeshje. Njerëzit e dinë se çfarë po përjetojmë dhe ne duam që tifozët të shijojnë lojën e ekipit.”