Pas golit të shënuar dhe performancës së zhvilluar në Parc des Princes, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i javës në Champions League.
Tifozet nëpërmjet web-faqes zyrtare të UEFA-s kanë zgjedhur Cristiano Ronaldon si futbollistin më të mirë të javës, me 55 përqind të votave.
Në vendin e dytë ka qenë James Milner me 25 përqind të votave, ndërkohë podiumin e mbylli Higuain me 15 për qind të votave. Sané, pavarësisht humbjes së Manchester City kundër Baselit, u rendit në vendin e katërt me 4 përqind të votave.
Këtë javë u luajtën 4 ndeshje të Champions League, ku biletën për të shkuar tutje e siguruan Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe Man City.