Përfaqësuesit Madrilen kanë udhëtuar sot në Paris për të negociuar me Paris Saint-Germain për Neymar. Emisarët Madrilen janë optimist, por nuk japin më tepër detaje në lidhje me negociatat.
Barcelona ka tentuar me javë të tëra për të gjetur një ofertë që e kënaq PSG, por Blaugranët as që nuk kanë arritur t’u afrohen kushteve të kërkuara. Real Madridi, nga ana tjetër, ka pritur deri pak ditë më parë për të bërë lëvizjen e tyre.
Real Madridi është i bindur që do të gjeje një rrugë për blerjen e Neymar duke marë parasysh edhe dëshirën e PSG për t’a shitur lojtarin, marëdhëniet e tyre të këqija me Katalanasit dhe dëshirën publike të vet Neymar për t’u larguar.
Por në Barcelonë presin një tjetër gjest nga Neymar, e që këtë herë është që të deklaroje publikisht që dëshiron të largohet për në Camp Nou, por Braziliani nuk dëshiron të komplikoje transferimin e tij dhe qëllimi i tij i vetëm është të largohet nga Parc des Princes.
Kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në fund të merkatos dhe nuk ka patur ndonjë progres domethënës për operacionin, e që nënkupton se gjërat do të marin ritmin e duhur shumë shpejtë.
Janë disa lojtar që po meren në konsideratë nga PSG, pavarësisht faktit që Parizienët kanë refuzuar një ofertë prej 100 milion euro + Gareth Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez.
PSG ka nevojë për një portier dhe emri i Kosta Rikanit është duke u diskutuar më tepër në negociatat që janë duke u zhvilluar aktualisht mes palëve.
Më tepër detaje rreth negociatave pritet të kemi orëve në vijim..