Sporting deshiron t’a shesë Bruno Fernandes për 70 milion euro dhe tashmë ka kontaktuar Real Madridin nëpërmjet agjentit Jorge Mendes.
Real Madridi shikon lojtarin me nje sy te mire por Madrilenet kane prioritete te tjera aktualisht. Drejtuesit janë plotësisht të fokusuar tek transferimi i Neymar ndërsa me kërkesën e trajnerit, drejtuesit janë duke punuar akoma për blerjen e mesfushorit edhe pse në këtë moment duket shumë e vështirë, teorikisht e pamundur.
Ardhja e mundëshme e Bruno Fernandes do të varet se çfarë ndodhë me dy transferimet e lartëpërmendura. Nëse Real Madridi dështon të marë ndonjërin prej tyre, atëherë Fernandes mund të jetë një lojtar i Real Madridit këtë verë.