Neymar është një dëshirë e largët për Real Madridin. Kanë qenë të shumta rastet kur Braziliani ka qenë fare pranë Real Madridit, madje është stërvitur si i ri në Valdebebas dhe ka luajtur sëbashku me Carvajal, por rrugët nuk ishin të destinuara për të qenë të njëjtat që në atë kohë dhe ai përfundoi tek Barcelona.
Madrilenët e tentuan edhe verën e kaluar por sulmuesi nuk dha hapin final, diçka që nuk ka nguruar ta bëje tani, gjithnjë në pritje që transferimi i tij të kompletohet.
Në Santiago Bernabeu janë të vetëdijshëm për çdo gjë që ndodh në merkato dhe tek drejtuesit ka një qetësi të kuptueshme. Neymar vazhdon të jetë i tërhequr pas idesë dhe drejtuesit e dinë që ai mund të bëje shumë mirë në ekipin e Zidane, por nëse në rastet e shkuara ishin vetëm Madrilenët ata që e donin lojtarin, tani është edhe vet dëshira e lojtarit si dhe dëshira e PSG që ai të përfundoje në Madrid, diçka që do i jepte fund një problemi të pazgjidhur që i ka mbajtur pezull prej kohësh. Dhe është vetëm çështje kohe.
Drejtuesit Madrilen e dinë që Neymar ka vendosur të largohet nga PSG, që do të arrije në ditët e fundit të merkatos dhe që në situata të tilla mund të jenë të bekuarit. Ata supozojnë që Barcelona nuk është një klub mik me PSG dhe që drejtuesit Blaugran nuk mund të arrijnë kushtet ekonomike që i kërkon klubi Parizien për të mbyllur marëveshjen me Barcelonën.
Momenti ka ardhur dhe të gjithë e dinë që sulmuesi është i gatshëm të veshë fanellën e bardhë sapo njëherit të jetë larguar nga Parc de Prince. Por, përpara se diçka e tillë të ndodhë, nga ekipi i Zinedine Zidane janë disa lojtar që duhet të largohen dhe të gjenerojnë disa të ardhura për operacionin. Emrat e James dhe Mariano Diaz përmenden shpesh këto ditë dhe gjithçka indikon që ata të dy do jenë të vetmit që do të largohen për t’i hapur rrugë kalimit të Neymar në Real Madrid.
Më tepër informacione të konkretizuara për operiacionin do të kemi ditëve në vijim..