Eden Hazard ka pësuar dëmtimin e parë si lojtar Madrilen. Belgu në stërvitjen e djeshme ndjente disa parehati në këmbën e tij të majtë dhe pas testeve mjekësore u vërtetua se ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulare që do t’i humb ndeshjen e parë në La Liga të cilën ekipi e zhvillon sot me fillim në ora 17:00 ndaj Celta Vigos.
Sipas raporteve të para nga e përditshmja Madrilene ‘AS’, Eden Hazard pritet të jetë jashtë fushave më gjatë sesa mendohej pasi nuk do të rrezikojë asnjë moment me rikthimin e tij të hershëm.
AS raporton që Hazard do të mungojë për 3 ose 4 javë me qëllim që të rikuperohet plotësisht dhe të evitojë ndonjë dëmtim tjetër të mundshëm që do t’a linte jashtë për muaj të gjatë.