Nga 96.750 persona sa moren pjesë në sondazhin e AS në lidhje me transferimin e Neymarit në Real Madrid, 59.73 % e tyre votuan kundër transferimit të brazilianit në klubin Madrilen, ndërsa 40.27 % e tyre votuan pro.
Pas eleminimit të klubit parisien nga Champions League, janë rritur spekulimet dhe thashethemet për një largim të mundshëm të Neymarit nga klubi francez në merkaton verore.
Neymar sezonin e kaluar u largua nga Barcelona ku ishte nën hijen e Messit, në kërkim për ta fituar Topin e Artë. Jashtë Champions League me PSG, objektivi i tij tani është Kupa e Botës 2018 në Rusi me kombëtaren e Brazilit.
Raportimet në medie sugjerojnë se PSG do ta pranonte largimin e Neymarit vetëm në këmbim të 400 milionë eurove.