James Rodriguez mund të luajë për Real Madridin pas 825 ditëve. Kolumbiani është ftuar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen e nesërme ndaj Celta Vigos dhe trajneri momentalisht e konsideron si pjesë të planeve të tij, dicka që e konfirmoi edhe në konferencën e sotme për shtyp.
Situata e Kolumbianit ka ndryshuar ‘rrënjësisht’ për të mirën e tij dhe ai ka udhëtuar me ekipin për në Vigo që të luajë ndaj Celtas. Gjithashtu ai do të bartë numrin 16 mbi fanellën e tij.
James luajti ndeshjen e fundit me Madrilenët më 14 maj 2017, në xhiron e parafundit të kampionatit ndaj Sevillas, kampionat që e fituan pikërisht Madrilenët.
Pas dy viteve si i huazuar në Bayern Munich, James është rikthyer dhe tani është mesfushori i 6’të i Zidane pas Casemiro, Kroos, Modric, Isco dhe Valverde.