James Rodriguez ishte protagonisti kryesor i kësaj merkato të transferimeve. Kolumbiani ende nuk arritur të përcaktojë të ardhmen e tij pasi nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ri 2019/20. Momentalisht James po stërvitet me Real Madridin, ekipin në të cilin është takuar përsëri me Zinedine Zidane i cili nuk e ka konsideruar atë për ndeshjet e parasezonit.
Krejt kjo ka ndikuar që në Kolumbi të fillon një fushatë e urrejtjes ndaj trajnerit Francez për trajtimin jo të mirë ndaj James Rodriguez.
Avokati dhe politikani i njohur Kolumbian, Humbero de la Calle përmes një shkrimi në Twitter ka kërkuar nga bashkëkombasit e tij të fillojnë urrejtjen ndaj Zidanes përmes shkrimeve në rrjetet sociale.
”Propozoj një pakt nacional: nëse jemi të vendosur të urrejmë, të biem dakord që t’a urrejmë Zidanen. Rrofte James.”, ishte shkrim i De La Calle në profilin e tij në Twitter.
Në këto ditë pritet që të vendoset përfundimisht e ardhmja e Jamesit se a do të qëndrojë në Madrid apo do të largohet për së dyti herë nga klubi Madrilen pas aventurës që kishte si i huazuar në Bayern për dy sezone radhazi.