Neymar nuk duket i shqetësuar për të ardhmen e tij. Derisa në Francë dhe në Spanjë flitet për një largim të sigurtë të Brazilianit nga PSG-ja dhe një transferim tek Barcelona ose Real Madridi, vet lojtari gjendet në Portugali me babain e tij.
Neymar ishte i pranishëm në koncertin e këngëtares Paula Fernandes dhe u paraqit në skenë duke pozuar disa foto me këngëtaren, babain dhe miqtë e tij.
E ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejt këto ditë me dy klubet Spanjolle që po luftojnë për shërbimet e tij.