Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi Madrilen tashmë e di cmimin e tij. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka përsëritur në disa raste se është e pamundur që braziliani të largohet nga klubi Francez në verën e ardhshme, por realiteti është se 400 milionë euro është shuma me të cilën PSG do të hapte dyert për superyllin e tyre.
Disa javë më parë, përfaqësues të Madridit, i ati i lojtarit dhe dy avokatë u takuan në Paris për të biseduar rreth nënshkrimin me të. Në këtë takim përfaqësuesit Madrilen e informuan babain e Neymarit rreth dëshirës për të nënshkruar me të dhe mund të ofrojë deri në 400 milionë euro për t’a bindur PSG-në të dorëzohet nga braziliani.
Drejtuesit Madrilen tashmë e dinë se Neymar dëshiron të luajë për klubin Madrilen dhe dëshira e tij është reciproke, siç e bëri të qartë Florentino Perez më 7 dhjetorë, disa orë pasi Cristiano pranoi Topin e Artë në Paris. Presi foli për mikrofonat e El Larguero rreth Neymar: ”Neymar do të kishte më shumë mundësi që t’a fitonte Topin e Artë nëse do të ishte në Madrid. Madridi është një klub që i jep atë që i nevojitet një lojtari të madh.”.
Në ndeshjen e parë ndërmjet PSG-së dhe Real Madridi më 14 shkurt, u vërejtë dukshëm miqësia e Neymar me Cristianon dhe Ramos gjatë ndeshjes. Që nga ardhja e Bale në vitin 2013, Madridi nuk ka nënshrkuar me asnjë ‘galaktik’ dhe Neymar është zgjedhur nga klubi që të sundojë botën e futbollit, pas epokës së Cristianos.