Pas humbjes turpëruese 7-3 ndaj Atletico Madrid, në konferencën për media u shfaq tekniku Zinedine Zidane. Në mënyrë surprizuese, ai nuk ishte aspak i prekur dhe ndjen se skuadra e tij pavarësisht gjithçkaje do të ketë një sezon të mirë.
Edhe përkundër faktit që ekipi i tij pësoi 4 gola vetëm në 27 minutat e para dhe thuajse asnjëherë nuk ishte një rrezik për portën e Atleticos, Zidane nuk ka humbur besimin tek të tijët.
”Do të jemi të motivuar,” filloi Zidane. ”Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Sezoni ynë do të jetë i mirë. Jam i bindur.”
”Nuk mund të jemi të lumtur sot, por me gjitçka tjetër, jam i bindur që kemi një skuadër e cila do të rivalizoje shumë mirë.”
”Nuk më shqetëson por më vret. Kur humbet një ndeshje, është gjithmonë kështu.. nuk luan për të humbur, por ndodhi dhe ne nuk mund të shohim prapa. Ishte një ndeshje e keqe.”
Teksa tentoi të shpjegonte mënyrën se si humbën, Zidane vuri në pah mungesën e intenzitetit.
”Ajo që ndodhi është se filluam ndeshjen shumë keq. Pas 8 minutash ishim duke humbur 2-0 dhe nuk kishte asnjë përgjigje nga ne, asnjë ndryshim.”
”Pjesa e parë ishte e vështirë. Na mungoi gjithçka. Para se gjithash, na mungoi intenziteti që është i nevojshëm për këtë nivel.”
Sa i përket disa performancave individuale, Zidane nuk dëshironte të drejtonte gishtin tek askush në veçanti, por u fokusua tek loja kolektive.
”Ata shënuan 7 gola, kjo nuk mund të ndodhë.”
”Lojtarët e dinë këtë dhe janë të zhgënyjer. Nuk po më dështojnë mua.”
”Nuk ka nevojë të kthehemi prapa. Është një ndeshje parasezonale dhe ne duhet të jemi të qetë.”
”Hazard nuk luajti keq. Të gjithë luajtën kështu. Bëmë çdo gjë gabim, veçanërisht në fillim.”
”Ata ishin më të mirë në çdo gjë dhe kjo është e gjitha. Nuk mund të themi më shumë.”