Ekipi sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme dhe kjo ndeshje vjen pas një fitore madhështore ndaj Parisit të martën mbrëma në Parc des Princes.
Por pavarësisht pas kësaj fitore, është trajneri Zidane ai që ka kërkuar qetësi tek ekipi dhe iu ka thënë lojtarëve disa fjalë para ndeshjes së nesërme: ”Parisi tani nuk ekziston. Të gjithë forcën dhe shqisat tona duhet t’i përdorim edhe ndaj Eibar. Të harrojmë tani Championsin.”, është mesazhi i teknikut Francez për lojtarët para fillimit të stërvitjes së sotme.
Ky mesazh i Zidane është i qartë, i thjeshtë, por në të njejtën kohë i fuqishëm. Ai e di se La Liga është shumë e vështirë, për të mos thën e humbur, por nuk dëshiron që ekipi i tij të heqë dorë deri në fund. Tekniku madje asnjëherë në konferencë për shtyp nuk e përdorë fjalën ‘e pamundur’. Ai dëshiron që ekipi të vazhdojë të luftojë në La Liga, dhe ndeshja e nesërme ndaj Eibarit është e para luftë për lojtarët.