Marco Asensio ka qenë njëri nga emrat më të përfolur nga dy ndeshjet e Champions League ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së.
Lojtari Spanjoll luajti në ndeshjen e parë vetëm 10 minuta dhe arriti të jetë kyc në fitoren 3-1 në Bernabeu ndërsa në ndeshjen e dytë startoi dhe ishte njëri nga lojtarët më kryesorë që ekipi gjunjëzoi Parisin në stadiumin e tyre me rezultat 1-2.
”Ka shumë fjalë për Mbappe, por mendojë se ky djalosh (Asensio) meriton më shumë lavdi.”, thotë Saber Desfarges, një gazetarë nga Radio Monte Carlo (RMC).
Ndërsa nga televizioni RTL, është Phillipe Sanfourche ai që vlerëson Asension më shumë se Mbappen: ”Ne ishim të impresionuar në fillim të sezonit. Mendoj se nuk ka asgjë më pak se Mbappe. Ka qenë vendimtarë në dy ndeshjet e Madridit dhe si zëvëndësim ashtu edhe si titullar. Ka personalitet, talent, dhe tashmë është i pazëvëndësueshmë në klubin dhe kombëtaren e tij, pavarësisht moshës që ka. Këto janë gjëra që po flasim për një lojtarë tjetër.”
Këto fjalë nga shtypi Francez për Spanjollin vijnë pas performancës së mirë të tij në dy ndeshjet ndaj PSG-së, i cili sëbashku me ekipin eliminoi multi-milionerët nga Champions League.