Manchester United i ka kërkuar kohë Paul Pogba. Nëse para disa javësh lojtari francez konsiderohej i pashitshëm, sot ka ndryshuar gjithçka. Dëshira e lojtarit është përcaktuese, Manchester Unied pranon të hyjë në bisedime, por kërkon kohë që të gjejë zëvëndësuesin e Pogba.
Pogba mendon se etapa e tij tek United ka mbaruar dhe për këtë ka biseduar edhe me drejtuesit, përfshirë këtu dhe trajnerin Solskjaer.
Mesfushori tashmë ju ka thënë shokëve të tij që e ardhmja e tij nuk është tek Manchesteri dhe që objektivi i tij është të luaë tek Real Madridi, edhe pse e ka pranuar që Juventus e ka telefonuar. Juventus ka një avantazh shumë të madh lidhur me Pogba krahasuar me Realit – klubi italian ka avantazh pasi ka taksa shumë më të ulëta (falë ndryshimeve të fundit), ndryshe nga Spanja ku duhet të paguhen rreth 50% taksa.
Agjenti i tij, Mino Raiola dhe vetë Paul Pogba, e kanë marrë vendimin dhe është i pakthyeshëm – largimi nga Old Trafford.
Real Madridi e ka kontaktuar klubin anglez dy herë duke i kërkuar një çmim për shërbimet e lojtarit. Drejtuesit madrilen duan të negociojnë dhe nuk duan të prishin marrëdhëniet me Manchester United të cilin e konsiderojnë një klub mik në Bernabeu.
Zidane e ka shumë të qartë që Pogba është prioriteti i tij. Gjithsesi Manchesteri nuk do ta lëshojë shumë lehtë francezin. Nëse më përpara flitej për një çmim rreth 125 milionë euro, sot mendohet se operacioni mund të kushtojë rreth 170 milionë euro.