Një deklaratë shumë interesante e një nga futbollistëve më të rëndësishëm të Real Madridit. Këto fjalë i ka thënë mesfushori gjerman Toni Kroos në Berlin gjatë publikimit të dokumentarit rreth jetës së tij.
“Ky dokumentar do të thotë shumë për mua. Ishte një vendim shumë i vështirë për t’a bërë, por në fund pranova dhe jam i gëzuar”, – u shpreh Kroos.
Kroos ishte pjesëmarrës në 3 nga 4 Championsit e fundit të fituar dhe pas një sezoni që nuk shkoi sipas pritshmërive, ai u shpreh:
“Ndonjëherë ke ndjesinë se nga futbolli varen shumë gjëra. Në Spanjë gjërat janë akoma më ekstreme. Sot mund të jesh një hero i madh dhe pas një jave mund të jesh idiot, por unë mundohem të jem realist, nuk bie në ekstrem dhe kjo më ka ndihmuar shumë të ec përpara.”