Wilson James Rodriguez Bedoya, babai i James Rodriguez e ka pranuar që djali i tij po kërkon një klub të ri pasi nuk e sheh një të ardhme tek Real Madridi.
Në një intervistë për CalcioNapoli24, babai i Kolumbiani tha se opsioni më i mirë për djalin e tij do të ishte Napoli dhe ribashkimi me Carlo Ancelottin.
”Me Carlon ai ka shumë respekt që nga fillimi, trajneri Italian e njeh atë dhe di t’a rivlerësojë.”, tha Wilson.
Më tutje ai vazhdoi duke konsideruar Napolin si opsionin më të mirë për Jamesin: ”Eshtë një klub i rëndësishëm, është zgjidhja më e mirë aktualisht”