Marcelo po kalon pushimet në Rio ku po vazhdon të luhet Copa America në vendin e tij. Mbrojtësi anësor foli për mikrofonat e ESPN Brasil rreth aktualitetet në Real Madrid dhe mungesën e tij në kombëtaren e Brazilit për këtë edicion të Copa America.
Kur e pyetën për mungesën e tij, ai u përgjigj: ”Shumë e thjeshtë: Tite nuk më ftoi. Tani jam në pushime. Por kam durim. Punoj cdo ditë që të rikthehem në kombëtaren e vendit tim. Nuk do të dorëzohem kurrë.”
Marcelo i cili insiston se ai është ‘një tifoz nga jashtë’, foli edhe për aktualitetet e Real Madridit. Ke folur me Rodrygon apo Militaon, dy brazilianët e rinjë të ekipit? ”Nuk kam folur me ta ende, por me siguri se ata janë të mirë për klubin”
Rreth Hazard, ai komentoi: ”Së pari duhet të bëjë parasezonin, të fillojë të luajë, etj..dhe pastaj t’a shohim atë”