Dy largimet që ndodhën, ai i Marco Llorentes dhe i Oscar Rodriguezit, nuk do të jenë të vetmet në kampin Madrilen.
Në fakt, largimet e tyre vetëm e kanë hapur listën e gjatë të lojtarëve që Real Madridi ka planifikuar t`i largojë këtë verë.
Si ta, fatin e njëjtë, do ta kenë edhe plotë 10 lojtarë të tjerë, të cilët do të largohen nga Santiago Bernabeu.
Pesë nga këto dhjetë largime, sipas burimeve jo zyrtare, do të ndodhin në dy javët e ardhshme.
Ceballos, Raul de Tomas dhe Odegaard janë të vetmit emra që dihen momentalisht se janë pjesë e listës së largimeve.
Sulmuesi Raul de Tomas është afër arritjes së një marrëveshje me Benficen, derisa Odegaard po shqyrton mundësinë e bashkimit me Sociedadin apo Bayern Leverkusenin.
Ndryshe nga ta, ende nuk ka asnjë informacion se ku do të përfundojë Ceballos në sezonin e ardhshëm.
Pos tyre, të ardhmen e sigurtë nuk e kanë as tre lojtarët e tjerë: Bale, Isco dhe Vazquez.