Kapitenët gjithmonë tregojnë fytyrën e vërtetë në ndeshjet e mëdha dhe njëri nga këta është edhe Sergio Ramos.
Kapiteni Madrilen edhe njëherë dëshmoi që është qendërmbrojtësi më i mirë në botë pasi performanca e tij ndaj PSG-së në ndeshjen e së martës në Parc des Princes, solli Ramosin kapiten më shumë se kurrë.
I pakalueshëm në mbrojtje, i gatshëm nga cdo rivënie këndore apo krosim drejt golit të kundërshtarëve, me shumë këshilla për bashkëlojtarët dhe në fund falënderues ndaj tifozëve Madrilen që udhëtuan nga Madridi për t’a përkrahur ekipin.
Ky ishte Sergio Ramos i vërtetë në ndeshjen ndaj PSG-së, që së bashku me lojtarët tjerë bëri që Madridizmi të përjetojë edhe një tjetër natë madhështorë në Champions League.