Sipas mediave Franceze, PSG ka vendosur t’a shes superyllin e tyre Neymar Junior. Dhe sic raporton më saktësisht Le Parisien, klubi i sheikut Nasser Al Khelaifi i ka vendosur një cmim Brazilianit: plotë 300 milionë euro.
Kjo shifër astronomike është e paarritshme për shumë klube dhe PSG ka vendosur këtë kusht që të fillojë negociatat me ndonjë klub për Brazilianin.
Emri i Neymar vazhdimisht po qëndron nëpër media për një rikthim të mundshëm në Barcelonë dhe një transferim tek rivali i Blaugranëve, Reali i Zinedine Zidane.