Bayer Leverkusen sipas të gjitha gjasave e ka mposhtur Ajaxin për nënshkrimin e Martin Odegaard, me norvegjezin që raportohet se tashmë gjendet në Gjermani për të nënshkruar kontratën.
20 vjeçari ka kaluar tre sezonet e kaluar në huazim nga Real Madridi në kampionatin holandez në klubet si Heerenveen dhe Vitesse, dhe tani është gati të fillojë një aventurë të re në Bundesliga.
Sipas të përditshmes norvegjeze, TV2, ai tashmë është në shtetin gjerman dhe është kapur nga mediat me babain e tij në aeroportin e Dusseldorfit.
Disa media holandeze e kanë rapotuar situatën, duke bërë me dije se Ajaxi ka humbur garën.