Presidenti i Benficas, Luis Filipe Viera ka udhëtuar sot në Madrid për të mbyllur marrëveshjen me Real Madridin për sulmuesin e tyre Raul de Tomas.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejt mes dy klubeve për shumën e 20 milionë eurove, edhe pse klubi Madrilen në fillim kërkoi 35 milionë euro për sulmuesin Spanjoll i cili në dy sezonet e kaluara ishte i huazuar në Rayo Vallecano.
Në sezonin e fundit në La Liga, De Tomas ka shënuar 14 gola dhe ishte njëri nga golashënuesit më të mirë.