Eden Hazard po vazhdon të tregoj adhurimin e tij të madh për trajnerin e tij të ri, ZInedine Zidane. Belgu në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit ka folur për rëndësinë që ka pasur Zidane në karrierën e tij si futbollist.
”Kam filluar të ndjek futbollin për të. Jetoja në Belgjikë por isha në Francë me Zidane. Tani do të jem në gjendje të punoj me të sëbashku dhe është një ndeshje shumë e vecantë. Dua të filloj parasezonin në muajin e ardhshëm për të qenë në shërbimin e tij. Kujtimi im i parë ishte kur Zidane shënoi supergolin në finale të Championsit ndaj Bayer Leverekusen.”, tha Eden.