E përditshmja britanike ‘The Sun’ ka publikuar sot një lajm mjaft interesant lidhur me transferimet, lajm që ka të bëjë me një nga lojtarët më të përfolur në Madrid, me Gareth Bale.
Uellsiani nuk dëshirohet më në Madrid dhe skuadra mbretërore thjesht po pret ofertën e duhur për t’a larguar nga skuadra sulmuesin 29-vjeçar. Për të pati interesim nga Tottenham dhe Manchester United, por të dyja klubet dëshironin huazimin e lojtarit dhe jo blerjen përfundimtare të kartonit të tij. Po ashtu nuk përballonin dot rrogën e tij të lartë.
Gjatë ditës së sotme, The Sun shkruan se Bayern Munchen është e gatshme të bëjë ofertë për blerjen e kartonit të 29 vjeçarit për 1 ose 2 sezonet e ardhshme. Nëse për Tottenham dhe Manchester United ishte problem rroga e lartë e lojtarit, për Bayernin nuk është aspak problem.
Drejtuesit e klubit gjerman, të këshilluar nga trajneri Niko Kovaç, janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim të Real Madridit për Gareth Bale, të cilin e shohin si zëvëndësues të Arjen Robben.