Prezentimi i djeshëm i Eden Hazardit si lojtari më i ri i Real Madridit mblodhi në total 50,000 tifoz në Santiago Bernabeu, më shumë se në katër ndeshje të Realit në 2018/19 që u zhvilluan në shtëpi.
Ndeshjet kundër skuadrave si: Getafe (48,364 tifozë), Huesca (49,293), Villareal (46,294 dhe Real Betis (49,879), në të gjitha këto ndeshje pamë më pak tifozë në tribuna se sa në prezentimin e Hazardit.
Padyshim se e gjithë kjo lidhet me dëshpërimin e tifozëve me skuadrën në sezonin e kaluar për shkak të paraqitjeve të dobëta, ndërsa tani ata kanë shpresa të mëdha te belgu.