Sipas të përditshmes ‘AS’, skautët e klubit italian, Interit, ishin të pranishëm në ndeshjen PSG vs. Real Madrid, të martën mbrëma në Parc des Princes.
Klubi italian e dëshiron me cdo kusht rikthimin e Mateo Kovacic në shtëpinë e tij të vjetër dhe ata vazhdimisht janë duke e përcjellur në ndeshjet që po luan kroati nën udhëheqjen e Zidane tek Real Madridi.
Ndërsa pas ndeshjes ndaj PSG-së, Kovacic foli për media rreth të ardhmes së tij: ”Eshtë e vështirë të flasësh për një rikthem në Itali. E duam Italinë dhe Milanon. Asnjëherë nuk i dihet.”
Ai gjithashtu foli edhe për minutat e tij këtë sezon: ”Të qëndrosh në stol nuk është e mirë por jam gati për të gjitha ndeshjet.”
Gjithashtu më herët edhe Milano dhe Roma kishin shprehur interesim për mesfushorin Madrilen.