Eden Hazard është prezantuar si lojtari më i ri i Real Madridit ditën e djeshme në prani të 50 mijë tifozëve në Bernabeu.
Para prezantimit ai dha një intervistë në të cilën foli për shumë tema dhe njëra nga këto tema ishte edhe pyetja e gazetarëve se kush do t’i godasë penalltitë tani e tutje për Real Madridin, ai apo kapiteni Ramos.
”Kur luan për Real Madridin nuk ka vetëm një yll në skuadër, jam thjesht një i ri në ekip dhe do të tentoj të jap maksimumin. Sa i përket penalltive, kapiteni i godet shumë mirë. Nëse do më lejoje, që nuk besoj se do e bëje, do i godas unë.”, ishte përgjigjia e Belgut.