Gazetari i famshëm i El Chiringuito në Spanjë ka zënë përsëri faqet e para të portaleve. Para një jave, kur Hazard nuk ishte zyrtarizuar, ai tha që nuk do prezantonte nëse Hazard nuk zyrtarizohej atë ditë…dhe e mbajti fjalën.
Tashmë Pedrerol ka bërë një premtim tjetër, premtim që lidhet përsëri me Eden Hazard. Gjatë emisionit të djeshëm, Pedrerol është shprehur:
“Do të mbushet plot stadiumi për prezantimin e Hazardit. Nëse në stadium nuk vijnë 80,000 persona, unë nuk e prezantoj nesër El Chiringuiton.”