Sergio Ramos i befasoi sot të gjithë kur në qendrën stërvitore të ekipit, në Valdebebas arriti me një veturë klasike Seat 600 me ngjyrë të kuqe.
Kapiteni këtë veturë e ka marrë dhuratë nga vëllau i tij Rene Ramos, që ia dhuroi për ditëlindjen e tij, të cilën e ka më 30 mars dhe mbush 31 vjet.
”Klasiket nuk vdesin kurrë. Dhuratë e hershme e ditëlindjes. Falimnderit. Të dua vëlla.”, ishin fjalët që Ramos i shkruajti në profilin e tij zyrtarë Instagram me disa foto të kësaj veture.
Kjo veturë Seat 600 për herë të parë ka filluar të prodhohet në vitin 1957 dhe së fundi herë është prodhuar në vitin 1973.
Ky është momenti kur kapiteni vjen me plot stil në stërvitje me këtë veturë: