Lojtari më i ri i Real Madridit, Luka Jovic i cili erdhi nga Frankfurt për shumën e 60 milionëve është prezentaur sot në zyrat e Bernabeus si dhe në stadium para një numri të konisderueshëm të tifozëve.
Jovic që nga konferenca e parë si lojtar i Realit tregoi se e dashuron me të vërtetë këtë klub, teksa kjo u dëshmau edhe kur u prezentua në stadium.
Ajo që ra në sy ishte se sulmuesi 21 vjeçar e puthi stemën e Realit katër herë përgjatë prezentimit
Padyshim se të luash për klubin që e ke ëndërruar që nga fëmijëria ke edhe më shumë motivim në fushë.