Përshkrimi i Marcas lidhur me performancën e sotme të Eden Hazard (në ndeshjen e fundit para prezantimit si lojtar madrilen):
“Një Eden Hazard spektakolar e drejtoi Belgjikën drejt një fitoreje tjetër në grup për eleminatoret e europianit. Përpara prezantimit të tij si lojtar i Real Madridit të enjten, belgu dha një show të vërtetë për të mbyllur kështu edhe sezonin.
Ylli i ri i Real Madridit ishte lojtari i ndeshjes pa pikë dyshimi ku dhuroi spektakël nga fillimi e deri në fund. Nga këmbët e tij erdhën të gjithë rastet me mëdha për gol, ishte asistuesi i golit të parë.
Nga e majta, nga e djathta, në qendër, Hazard ishte kudo në fushë duke dhuruar spektakël. Ishte ai që përpiqej vazhdimisht të çekuilibronte kundërshtarin duke dhënë pasime mes linjave, duke bërë driblime, krosime, ndryshim ritmi të lojës etj.
Shumicën e kohës luajti në krahë, të gjithë tentativat e tij drejt zonës ishin të rrezikshme. Gjithmonë pas driblimeve, kërkonte pasimet 1-2 me shokët e skuadrës, kryesisht me De Bruyne ose duke tentuar krosimin për Lukaku.
Në golin e 2-0 ishte përsëri Hazard, me një pasim spektakolar me takë i cili nisi dhe aksionin. Pasi u afrua në zonë, asistoi për De Bruyne gjuajtjen e të cilit e priti portieri, por e futi në rrjetë Lukaku.
Ndeshja vazhdoi në ritmin që caktonte Hazard. Kjo ishte ndeshja e fundit e tij përpara prezantimit në Bernabeu, ku po e presin me krahë hapur.”