Në verën e vitit 2015, Iker Casillas u largua nga Real Madridi për në Porto. Me portjerin historik u largua edhe kapiteni i klubit në vitet e mëparshme. Shiriti i kapitenit tani ishte i lirë, dhe sipas vjetërsisë, i takonte Sergio Ramos pasi ishte në klub për një dekadë. Ramos u transferua nga Perez në vitin 2005 për 30 milionë euro nga Sevilla, dhe me vetëm 19 vite mi supe ai filloi të tregojë vlerat e një kapiteni të ardhshëm të Madridit.
Madrilenët i thanë lamtumirë Casillasit në vitin 2015, 1 vit pasi kishin pushtuar Europën pas triumfit në finale të Lisbonës dhe menjëherë pas eliminimit në gjysmëfinale të Champions në atë sezon nga Juventusi, ndeshja e cila ishte e fundit për Iker si Madrilen.
Dhe që nga largimi i Casillas dhe marrja e shiritit të kapitenit nga Ramos, Madridi nuk di se si të jetë jashtë Championsit. Dy tituj radhazi të fituar, të ngritur në finalen e Milanos dhe atë të Cardiffit pas fitores ndaj Atleticos dhe Juventusit, dhe së fundi fitorja ndaj multi-milionerëve të PSG-së. 16 ndeshje eliminatore në të cilët rivalët nuk kanë qenë në gjendje të eliminojnë ekipin Madrilen.
Lista e përjashtimeve
Lista të impresionin. Për cilësinë e ekipeve që nuk kanë qenë në gjendje të eliminojnë Madridin janë: Roma, Wolfsburgi, Manchester City, Atletico në sezonin 2015/16; Napoli, Bayerni, Atletico dhe Juventusi në sezonin 2016/17; dhe së fundi këtë sezon filloi me PSG-së, që do të thotë se ekipi me kapiten Ramosin, nuk është eliminuar asnjë nga 16 ndeshjet eliminatore në Champions League në 3 sezonet e fundit.
Më pak se një gol të pranuar
Dhe gjatë këtyre 3 viteve, numrat e Zidane janë këto: 17 fitore, 4 barazime dhe vetëm dy humbje (Wolfsburg dhe Atletico, në ndeshjet e para). Bilanci është i qartë për Madridin: 46 gola (2 gola për ndeshje) dhe vetëm 18 të pranuar.
Ramos ka shënuar dy gola në këto ndeshje. Më i vecanti ishte ai në finalen e Milanit, që e dërgoi ekipin në goditjen e penalltive.