Mesfushori danez i Tottenham, Christian Eriksen, ka bërë të qartë për herë të parë dëshirën për t’u larguar nga Tottenham. Në një intervistë për “Ekstra Bladet” në Danimarkë ai pranon që dëshiron të ndërrojë ekip në verë, duke u shprehur:
“Ndjej që jam në një etapë të karrierës në të cilën do më pëlqente të provoja diçka të re. Nuk do ishte diçka negative edhe po të qëndroja, kam shumë respekt për Tottenham, por do më pëlqente të provoja diçka të re.”
“Shpresoj që në verë të vendoset diçka.” u shpreh 27 vjeçari, kontrata e të cilit me Tottenham mbaron në 2020.
“Ky është plani. Në futboll kurrë nuk i dihet. Do të doja që kjo gjë të ndodhte shpejt, por gjërat në futboll duan kohën e tyre që të ndodhin.”
“Real Madridi? Po të shkoja atje do ishte një hap përpara për karrierën time, por për këtë gjë, Real Madridi duhet të telefonojë drejtuesit e Tottenham dhe t’ju thonë që duan të më transferojnë. Mesa di unë, kjo gjë nuk ka ndodhur akoma.”
“Rinovimi i kontratës? Varet nga Daniel Levy (presidenti i Tottenham), por unë dua një skuadër tjetër. Nëse nuk ka ofertë, do ulem dhe të negocioj një kontratë të re. Nëse do largohem nga Tottenham, do bëj një hap përpara me karrierën time. Nuk ka shumë ekipe që janë më të mira se Tottenham.”