Siç edhe raportuam ditën e djeshme, në zyrat e Valdebebas po punohet shumë për merkaton dhe ditën e sotme u arrit marrëveshja me Frankfurtin për Luka Jovic. Pas udhëtimit të Jose Angel Sanchez në Gjermani, akordi me klubin gjerman u arrit menjëherë.
Sulmuesi serb (vetëm 21 vjeçar) do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit dhe ai do të nënshkruajë një kontratë 6 vjeçare me klubin, pra deri në vitin 2025. Real Madridi do t’i paguajë plot 60 milionë euro Frankfurtit (30% e të cilave shkojnë për Benfican, sipas klauzolës), por do të ketë edhe 5 milionë euro të tjera bonuse për klubin gjerman.