Para pak minutash kapiteni Sergio Ramos ka dalë në konferencë për shtyp ku ka sqaruar me detaje zërat e fundit të mediave që thonin se ai do të largohet për në Kinë.
Oferta nga Kina & takimi me Florentinon: “Kam raporte të shkëlqyera me Florentinon. Shkova dhe e njoftova që kam një ofertë nga Kina dhe oferta ekziston akoma. Nëse tifozët nuk do më mbështesnin, nuk do të qëndroja dhe do largohesha menjëherë. Por tifozët më duan, klubi më do, ky është klubi i jetës për mua dhe do qëndroj këtu.”
Po të ishe president, a do nënshkruaje me Sergio Ramos: “Sigurisht, do t’i bëja kontratë të përjetshme.”
Rritja e rrogës: “Shumica e atyre që janë thënë janë shpikje të gazetave. Unë thjesht informova presidentin për ofertën, por kurrë nuk i thashë që dua të largohem. Ne nuk kemi diskutuar asnjë sekondë të vetme për paratë. Nuk më intereson fare ana ekonomike. Do isha i gatshëm që të luaja falas, edhe pa para, mjafton të qëndoj tek Real Madridi.”
Kë mbështet në finale, Liverpool apo Tottenham: Në gjysmëfinale isha totalisht me Liverpoolin, ndërsa në finale…nuk e di, janë të dyja klube të nivelit të lartë. Se di, nuk mund të zgjedh.”
Largimi nga Real Madridi: “Sigurisht unë nuk mund të luaj gjithmonë. Do vijë një moment kur unë do duhet të tërhiqem. Kur ta shoh se trupi im nuk më përgjigjet siç duhet dhe nuk mund të mbaj nivelin që kërkon Real Madridi, sigurisht do tërhiqem, por nuk dihet. Mund të tërhiqem, mund të iki në një klub tjetër në Amerikë apo Kinë apo mund të qëndroj si trajner tek Real Madridi (qesh).”
Hazard: “Ai është një lojtar i klasit botëror. Do të ishte i mirëpritur tek Real Madridi. Hazard do të përshtatej shumë mirë tek Real Madridi dhe do të na ndihmonte shumë.”
Transferimet: “Nuk kam folur me presidentin lidhur me këtë çështje. Transferimet nuk varen nga unë. Presidenti nuk ka nevojë që unë t’i them kë të transferojë dhe kë jo. Sigurisht ai më pyet mua si kapiten nëse mua më pëlqen ky lojtar apo ai lojtar, por vendimet i merr vetë ai bashkë me bordin drejtues. Çdo njeri ka rolin e tij.”