Zinedine Zidane e ka mbështetur personalisht Brahim Diaz në një bisedë që u zhvillua mes dy palëve në qendrën stërvitore të ekipit, në Valdebebas.
19 vjecari kishte marrë lejen për t’u huazuar në ndonjë klub por arritja e Zidane i ka sjellur atij minuta në ekipin e parë dhe besim në të.
”Po llogarisë në ty, djalosh”, ishte mesazhi i thjeshtë dhe i qartë që Zidane i dha Brahimit, sipas informacioneve të Marcas.
Brahim ka pasur një rol të rëndësishëm që nga koha kur Zidane u rikthye si trajner dhe duket se kjo i ka siguruar vendin në ekip për sezonin e ardhshëm.