Zinedine Zidane ka punuar intensivisht javëve të fundit sa i përket prurjeve të reja në klub dhe ka arritur në një përfundim se do të realizohen 7 të tilla, plus një transferim i mundshëm bombë.
Derisa 3 gardianet e portës Madrilene për sezonin e ri do të jenë: Courtois, Lunin dhe Luca dhe nuk do të ketë nevojë për përforcime në këtë pozitë, puna qëndron ndryshe në mbrojtje.
Këtë repart në qendër do ta përforcojë qendërmbrojtësi i sapoardhur Militao, kurse në krahun e majtë transferimi i mundshëm i lojtarit të Lyonit, Mendy.
Kaq sa i përket përforcimeve në mbrojtje. Njëjtë, dy risi, pritet të ndodhin edhe në mesfushë.
Drejtuesit Madrilen preferojnë më shumë Eriksen dhe Van de Beek sesa Pogban në listën e përbërë prej 3 lojtarëve sa i përket mesfushës.
Ndërkaq, ‘investimet’ më të mëdha Madrilenët do t`i bëjnë në sulm, duke blerë 3 sulmues.
Hazard dhe Jovic pritet të bashkangjiten në sulm me Rodrygon, që nënshkroi vitin e kaluar me Real Madridin.
Belgu është duke pritur që të kalojë te Reali, me të përfunduar finalja e Europa Leagues, në të cilën është finalist ekipi i tij aktual Chelsea.
Ndërkaq, ndonëse nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje, sulmuesi i ri serb, Jovic, pritet të transferohet në Bernabeu për shumën e 70 milionë eurove.
Transferimi BOMBË
Së fundi, po shqyrtohet mundësia e transferimit të një sulmuesi bombë.
Real Madridi nuk e ka harruar Neymarin. Braziliani është ende prioritet dhe nëse ka një mundësi, do të shkojnë për të.
Dëshira e sulmuesit është për t’u kthyer në Spanjë.
Nuk do të jetë një operacion i thjeshtë, por Reali është i gatshëm të provojë nëse klubi francez mendon ta shesë Neymarin.