Vitet kalojnë dhe Sergio Ramos gjithashtu po plaket. Klubi Madrilen duhet të kërkojë një trashëgimtar për kapitenin historik të klubit i cili tani ka mbushur 33 vjet. Sipas Marcas, Reali po bën gabimin e dekadës pasi nuk po interesohet fare për Matthijs de Ligt, i cili mund të ishte trashëgimtari ideal i kapitenit Madrilen.
Me 19 vjet mbi supe ai luan si lider i ekipit për fanellën dhe stemën e Ajaxit, dhe gjithashtu është kapiten i Ajaxit që mahniti botën me performancën e tyre në Champions League. Gjysma e Europës po e kërkon atë por Reali nuk ka shprehur interesim për të. Barcelona duket më e interesuara për mbrojtësin Holandez.
Ramos si 33 vjecar, Varane në dyshime për të ardhmen e tij dhe Nacho që mbush të 30-tat, mbrojtja e ekipit Madrilen duhet të përforcohet edhe me ndonjë mbrojtës tjetër përvec Militaos që do t’i bashkohet ekipit nga Porto këtë verë.
Ramos tani është por nuk është i përjetshëm. Shumë analistë Madrilen po e cilësojnë si gabim të dekadës, mos-interesimin e klubit për De Ligt, i cili shumë lehtë mund të përfundojë në Barcelonë si zëvëndësim për Gerrard Pique.