Edhe pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ardhjen e Hazard në Santiago Bernabeu, një transferim i tillë është i sigurtë se do të ndodh.
Shtypi ndërkombëtarë madje ka zbuluar edhe detaje të marrëveshjes së arritur mes dy të dyja klubeve, Real Madridit dhe Chelseas.
Një nga detajet e marrëveshjes thotë se klubi Madrilen do të duhet t`i paguajë Chelseas 100 milionë euro për shërbimet e Hazard dhe 2 milionë euro shtesë në çdo sezon në rast se belgu fiton Topin e Artë.
Ditë më parë, Hazard deklaroi në një intervistë se tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, por pa dhënë më tepër informacione.
Ndryshe, belgu edhe publikisht e ka thënë se do të dëshironte që një ditë të luante për Real Madridin.