Ky lajm vjen nga e përditshmja katalanase ‘Sport’. Referuar asaj që ka publikuar kjo gazetë, Florentino Perez e ka mbyllur marrëveshjen me Tottenham për transferimin e mesfushorit Christian Eriksen në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.
Eriksen e ka shprehur dëshirën për të luajtur një ditë tek Real Madridi dhe duket sikur kjo gjë do të realizohet sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas asaj që raporton ‘Sport’, drejtuesit madrilenë janë të bindur se projekti i ri i klubit nuk mund të vazhdojë me të njëjtit lojtarë në mesfushë dhe duhen nënshkrime të reja.
Të njëjtin informacion që dha ‘Sport’ sot, e ka dhënë edhe ‘El Chiringuito’, gazeta më e besueshme në Spanjë lidhur me transferimet. Një nga gazetarët e ‘El Chiringuito’ u shpreh sot: “Marrëveshja me Eriksen është praktikisht e mbyllur.”
Zyrtarizimi për Eriksen mund të bëhet pas finales së Champions League.