Tashmë është i sigurt largimi i Gareth Bale nga Real Madridi dhe ndeshja e të dielës do jetë ndeshja e tij e fundit me klubin madrilen. Zidane ka kohë që i ka thënë uellsianit se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Pikërisht këtë gjë dëshiron ta shfrytëzojë ish klubi i tij, anglezët e Tottenham të cilët kërkojnë ta sjellin atë përsëri në Angli. Gazeta më e madhe në Britani, e përditshmja ‘The Sun’ raporton se Daniel Levy (presidenti i Tottenham) kërkon ta huazojë uellsianin për 1 sezon. Po ashtu nëse ky operacion do ndodhte, do lehtësonte një transferim të mundshëm të Christian Eriksen në Santiago Bernabeu.
Në Londër e dinë që Zidane nuk e do lojtarin dhe duan ta marrin, por jo për t’a blerë përfundimisht, por vetëm për një sezon. Në rradhët e Tottenham, drejtuesit gjykojnë se nuk mund të paguajnë për ta blerë përfundimisht një lojtar aq jokonstant dhe që dëmtohet aq shpesh sa Gareth Bale.
Qëllimi i Tottenham është të paguajë vetëm gjysmën e rrogës së Gareth Bale, pra 13 milionë euro (gati 6 milionë euro neto), po ashtu klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë 11.5 milionë euro Real Madridit për huazimin e uellsianit, diçka e ngjashme siç ndodhi me James Rodriguez i cili u huazua tek Bayern Munchen.
Transferimi i Gareth Bale tek Tottenham për një sezon (ashtu siç do klubi anglez) do t’a ndihmonte shumë Real Madridin për transferimin e Christian Eriksen. Gjithsesi, presidenti Daniel Levy e ka bërë të qartë që nuk do ulet të bëjë asnjë negociatë pa mbaruar finalja e Champions League.
Transferimi i Bale tek Tottenham ka shumë mundësi të ndodhë, duke patur parasysh edhe dashurinë që ka uellsiani për ish klubin e tij.
Gjithsesi një gjë është e sigurt, largimi i Gareth Bale nga Santiago Bernabeu. Madje siç raporton ‘AS’, uellsiani ka kërkuar të luajë në ndeshjen e fundit këtë sezon (të dielën e ardhshme) që të ketë mundësi të përshëndetet me tifozët.