Një lajm bombastik vjen nga ‘Le Parisien’ në Francë. Pas një sezoni jo të mirë, drejtuesit e klubit francez parashikojnë ndryshime të mëdha në klub, ndryshime që fillojnë me transferimin e lojtarëve ‘big’.
PSG ka nisur sulmin 3 lojtarë të Real Madridit (të paktën kështu raporton ‘Le Parisien’ dhe ‘AS’). Drejtuesit kërkojnë të transferojnë Gareth Bale, Isco Alarcon & Toni Kroos për shumën e 210 milionë eurove. Parizienët duan të largojnë nga skuadra Edinson Cavanin & Julian Draxler dhe të sjellin në Paris lojtarët e lartpërmendur. Stafi teknik i PSG ka bërë një studim të detajuar dhe kanë arritur në përfundimin që Bale, Isco & Kroos janë lojtarët e duhur për ekipin e ri që dëshiron të ndërtojë PSG, ekip që projektohet si fitues i adhshëm i UEFA Champions League.
Largimi i Gareth Bale nga Madridi nuk do ishte operacion i vështirë duke qenë se klubi dëshiron t’a largojë. Problemi do ishte me Isco & Kroos, lojtarë të cilët Zinedine Zidane nuk ka ndërmend t’i largojë nga skuadra. Sot në treg Bale vlerësohet 70 milionë euro, Kroos vlerësohet 80 milionë euro dhe Isco vleësohet 60 milionë euro.
Negociatorët e PSG do përpiqen të hyjnë në marrëveshje me homologët nga Madridi, por largimi i këtyre lojtarëve nga Madridi është tmerrësisht shumë i vështirë, të paktën largimi i Isco & Kroos, sepse Bale…