Kjo është deklarata që ka dhënë për mediat, një nga lojtarët brazilianë më premtues për momentin, Rodrygo Goes. Ai është një lojtar i Real Madridit, por momentalisht luan tek Santos.
Rodrygo Goes ishte protagonist në triumfin e fundit të Santos kundër Vasco de Gama. Rodrygo tashmë numëron ditët deri sa të jetë lojtar i Real Madridit. Ky është sezoni i fundit i tij me Santos dhe në korrik do transferohet në Santiago Bernabeu.
Javën e kaluar shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe pas ndeshjes dha një intervistë për Marcan, ku ndër të tjera tha: “Duhet të rritem si lojtar që të jem në nivelin e lojtarëve të tjerë tek Reali.
Transferimi në Madrid: “Real Madridi është klubi më i madh në botë. Çdo ditë përpiqem të rritem në të gjithë aspektet, të rris nivelin e lojës. Duhet të jem në nivelin e lojtarëve të tjerë që luajnë në Bernabeu.”
Përqëndrimi tek Santos: “I luajmë të gjithë ndeshjet duke menduar të fitojmë dhe të jemi liderë. Do përfitoj nga kjo pak kohë që më ka mbetur tek Santos që t’a lë skuadrën në vend të parë në kampionat, është objektiv kryesor për mua tani për tani.”
A do ja ndjejë mungesën Brazilit dhe Santosit: “Sigurisht që Brazili si vend dhe Santosi si klub do më mungojnë shumë kur të iki. Gjithsesi do të kthehem një ditë. Nuk mund t’a premtoj, por kurrë nuk i dihet.”