Pak javë pasi u zbulua në media për pagat që Barcelona ia kishte paguar zëvendëspresidentit të komunitetit të Arbitrave, Enrique Negreira, Joan Laporta u shfaq përpara mediave në një konferencë të jashtëzakonshme me tentinim për të qartësuar të gjitha dyshimet.
Por, në vend se të flasë për çështjen Negreira, presidenti i Barcelonës sulmoi direkt Real Madridin. Laporta nuk arriti t’a pranojë që klubi Madrilen do të bëhet palë me të akuzuarit dhe nuk nguroi për të hedhur vrerë mbi klubin rival: ”Dua të bëj një referencë me një klub që thotë se ndjehet si palë e dëmtuar. Një klub që gjithmonë ka qenë subjekt i vendimeve të favorshme të arbitrave dhe është konsideruar si ekipi i regjimit. Për shkak të afërsisë me fuqinë politike, ekonomike.. besoj se ia vlen të theksohet që përgjatë 7 dekadave, shumica e presidentëve të komunitetit të Arbitrave kanë qenë anëtar, ish-lojtar apo ish-drejtues të Real Madridit.
Përgjatë 70 viteve, njerëzit që duhej të ndanin drejtësinë në fushën e lojës, ishin anëtar, ish-lojtar dhe ish-drejtues të Real Madridit. Në disa raste madje të gjitha sëbashku. Fakti që ky klub bëhet palë me të dëmtuarit dhe thotë që ndjehet i dëmtuar në epokën më të mirë sportive të historisë së Barcelonës.. ky gjykim do të shërbeje për t’i demaskuar ata. Është një akt cinizmi i paparë më herët”, shprehej Laporta.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë pas kësaj konference, erdhi kundërpërgjigjia e Real Madridit që postoi një video në rrjetet sociale me titullin: ”Kush ishte ekipi i regjimit?”
Ashtu siç ishte parashikuar, Real Madridi nuk do të qëndronte i heshtur. Me anë të një videoje të publikuar edhe në Real Madrid TV, Madrilenët i dërguan një kundërpërgjigje Laportas që pretendon se ”Real Madridi është ekipi i regjimit”.
Në video shpjegohet që Barcelona i dhuroi medalje diktatorit Franco dhe atë në tre raste të ndryshme dhe për më tepër në video i rikujtohet Laportas që Franco ishte shpallur anëtar nderi i klubit Katalan në vitin 1965.
Videoja vazhdon duke treguar pamje nga inagurimi i stadiumit Camp Nou që u bë pikërisht nga ministri i përgjithshëm i Francos, Jose Solis Ruiz. Pastaj, në video tregohet poashtu që Barcelona është shpëtuar në tre raste të ndryshme nga falimentimi pikërisht nga diktatori Franco.
Të gjithë kësaj i shtohet edhe fakti që Barcelona nën regjimin e Francos fitoi 8 kampionate dhe 9 kupa dhe në video rikujtohet që Real Madridit iu deshën plot 15 vite për të fituar një La Liga gjatë asaj periudhe.
Për të përmbyllur, videoja përfundon me fjalët e presidentit Santiago Bernabeu: ”Kur dëgjoj që Real Madridi ka qenë ekipi i regjimit, më vjen t’ua dh*** prindërit e atyre që e thonë këtë.”
Videoja për të cilën bëhet fjalë: