I kenaqur dhe i qete. Keshtu dukej Carlo Ancelotti ne daljen per media ne Bernabeu pas perfundimit te ndeshjes.
Ndeshja: “Presioni larte ne fushe ishte vendimtar. Atyre u kushtoi shume, sepse Modric dhe Kroos ne ndeshje te tilla menaxhojne shume mire, nuk kane frike te nxjerin topin nga prapa dhe kete e kane vuajtur lojtaret kundershtar. Ndeshja ishte shume serioze.”
Ekipi i tij: “Jam i kenaqur. Jemi nje ekip modern, me energji. Kroos dhe Modric kane bere nje ndeshje te madhe, dine te menaxhojne ndeshjet e tilla. Camavinga eshte ne nje forme madheshtore dhe jemi duke e shfrytezuar. E rendesishme eshte qe veteranet kane kete perulje dhe nuk kane aspak ego. Kroos dhe Modric nuk luajne per shkak te karrieres se tyre, por per shkak se e meritojne.”
Mbrojtja: “Problemet shfaqen kur duhet te vendosesh lojtaret jashte pozicionit te tyre. Nacho ka bere nje ndeshje te madhe si anesor i majte dhe niveli i tij eshte shume i larte.”
Benzema: “Ka vetem nje goditje, asgje me teper. Shpresoj te mos kete probleme.”
Rivali i preferuar: “Nuk kam preferenca. Jam i kenaqur per ekipet Italiane.”
Zevendesimet: “Ekipi ka bere mire, nuk u desht te zevendesoja me heret. Per kete prita momentin. Doja te beja zevendesimet per te ndalur pak ritmin e ndeshjes nese do te kishim ndonje problem ne fundin e takimit. Ekipi luajti mire ne ato minuta. Zevendesimet u bene pastaj per te ndaluar pak ndeshjen dhe per te fituar.”
Cfare i ka pelqyer: “Me ka pelqyer ekipi, niveli psikologjik i kesaj ndeshje edhe perkunder faktit qe kishim avantazhin e tre golave. Ne ndeshje si kjo mund te biesh psiqikisht dhe ne nuk kemi rene aspak.”
Leshimi i himnit te Liverpool: “Nuk e dija por me ka ardhur shume mire, Liverpool eshte nje klub zoteri, ne ndeshjen e pare na rikujtoi Amancion, ka qene nje gjest shume i mire i te dyja klubeve.”
Biseda me Klopp ne perfundimin e takimit: “Jemi dakord qe nuk kishte dore ne ate rast te dyshimte, kemi folur dje per penalltine qe iu dha Manchester Cityt ndaj Leipzig dhe per mua ishte nje cmenduri. Te keni kujdes me keto penallti sepse ky nuk eshte futbolli, te akordosh nje penallti te tille ne Champions eshte absurde. Besoj se askush nuk e ka llogaritur ate penallti, madje as Guardiola nuk ka llogaritur qe do i jepnin ate penallti.”
Vinicius: “Per mua eshte me i miri ne bote. Sot nuk ka shenuar, por ka luajtur shume mire dhe ka dhene pasimin e golit.”
Krahasimi me sezonin e shkuar: “Kemi shume besim, por nuk mjaftohemi me kaq. Championsi eshte shume i komplikuar dhe do te shohim se cfare tutje me ekipet qe kane mbetur ne cerekfinale.”