Bellingham e dëshiron transferimin e tij vetem tek Real Madridi.
“Lojtari anon nga Spanja pavarësisht përpjekjeve të disa klubeve të Premierligës”, zbulon gazeta gjermane.
Real Madridi ka punuar për nënshkrimin e tij për një kohë të gjatë. Juni Calafat, si kreu i futbollit ndërkombëtar, menaxhon gjithçka dhe është përgjegjës për të bindur lojtarin dhe familjen e tij që të përfundojnë në Bernabéu.
BILD, një medium shumë i besueshëm për informacionin e tij vitet e fundit, doli me një informacion mbrëme.
Mark Bellingham u takua me krerët e Real Madridit javen e kaluar për ta diskutuar nenshkirmin e tij.
Mesa duket, është lojtari që i ka dhënë udhëzime të qarta familjes: “Bellingham anon drejt Spanjës. Klubet e Premierligës Liverpool, pavarësisht përpjekjeve të Jürgen Klopp dhe Manchester City, do të shikojnë diku tjetër.”