Carlo Ancelotti nuk llogaritë më në shërbimet e Eden Hazard dhe dëshiron ta heqë qafe këtë verë.
Gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Real Madridi dhe të besuarit e Hazardit kanë nisur tashmë negociatat për një ndarje të mundshme dhe sipas tij vetëm largimi i Carlo Ancelottit nga Reali mund ta ndryshojë situatën.
Romano njoftoi në Twitter se vendimi përfundimtar për fatin e belgut do të merret brenda një ose dy javëve të ardhshme.
Hazard erdhi te Reali në verën e vitit 2019 me pritshmëri të mëdha dhe me një çmim rekord. Chelsea e shiti një nga futbollistët më të mirë në botë për 115 milionë euro.