Trajneri i Castilla-s foli me sulmuesin pas golit të tij të madh në Derbi.
Raul ka qenë mbështetësi i tij i madh këtë sezon, “fajtori” i ngritjes së tij meteorike. Trajneri i Real Madrid Castilla tashmë dinte të shihte një talent shumë të veçantë te Álvaro, u deshën vetëm disa ndeshje me ekipin e të rinjve për të debutuar me në skuadren e Madridit. Që atëherë, sulmuesi është rritur shumë në komandën e tij. Raúl dhe Carlo Ancelotti kanë pasur mjaft biseda në lidhje me performancën dhe përparimin e Álvaro Rodríguez. E gjithë kjo ka shpërblimin e saj, lojtari i të rinjve fillon të kërkojë një vend në ekipin e parë.
Në fund të takimit, Raul ishte shumë i qartë me Álvaron: “Më ke qitur lidershipin”, disa fjalë të qeshura dhe që evidentojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes të dyve. E vërteta është se Raul dhe Álvaro kanë pasur të njëjtin debutim me golashënues, gjëra që ka futbolli.